Debate dhe tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq. Fermerët: Mos recito, ku janë dëmshpërbimet?

Është zhvilluar me debate e tensione mbledhja e këshillit bashkiak në bashkinë e Maliqit, e organizuar për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e muajit nëntor 2025.

Behet me dije se prezentë në mbledhje kanë qenë edhe fermerë të Maliqit, të cilët kanë debatuar me drejtuesit e kësaj bashkie lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e para.

Sipas tyre, numri i fermerëve të prekur është i madh dhe dëmet janë shumë të konsiderueshme në prodhimet bujqësore të cilat u janë shkatërruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Julian Guri një prej fermerëve potencial në territorin e bashkisë Maliq ju bën thirrje fermerëve të tjerë për rezistencë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Asnjë nuk duhet të lëvizë që këtu, ne duam përgjigje konkrete, le të vijë kush të dojë, çfarë do bëhet. Ku janë dëmshpërblimet?”, thotë mes të tjerash fermeri.

Në shenje proteste fermerët goditën tavolinat, ndërsa kërkuan dëmshpërblimet.

“Nuk duam shpresa të kota”, shprehen ata, ndërsa njëzëri thërrisnin “Turp, Turp!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?