Debati për Kodin Penal, gjyqtarët: Dispozita të vështira për zbatim me këto kapacitete

Diskutime të shumta mbi draftin e ri të Kodit Penal zhvilluan këtë të premte gjyqtarë, prokurorë dhe përfaqësues të profesioneve të lira ligjore të Durrësit dhe Fierit. Tryeza e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, që u mbajt në Durrës, u fokusua tek paqartësitë dhe problematikat që sjell ky draft në praktikën gjyqësore. Një nga çështjet më të ndjeshme që ngritën gjyqtarët ishte dhe parashikimi në draft i përgjegjësisë penale për vendimet e marra nga gjyqtarët.

”Si mund të prezumohet që një vendimmarrje e imja që nuk mbështetet nga një gjykatë më e lartë qenka përgjegjësi penale?! Duhet që të jenë norma të qarta, të sakta, të painterpretueshme”,-shprehet gjyqtari Olti Skrame. ”Fjali të gjata e të mbingarkuara dhe nga ana konceptuale. Ka ngatërrim të koncepteve materiale dhe atyre procedurale dhe kjo mund të sjellë probleme në praktikë”,-shprehet gjyqtarja Suela Xhani.

Në diskutim u përfshi edhe fusha e krimeve kibernetike, ku sipas magjistratëve, drafti parashtron dispozita të vështira për zbatim. Një tjetër pikë debati ishte edhe bigamia, e cila në kodin e ri mbetet vepër penale, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të grave. Takimi në Durrës ishte i dyti i këtij cikli konsultimesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?