Dëbora bllokon disa zona të Kukësit, pezullohet mësimi në disa shkolla
Reshjet e shiut gjatë orëve të fundit i kanë lënë vendin dëborës në qarkun e Kukësit, duke shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor dhe ngrica në akset kryesore.
Si pasojë e situatës së rënduar, procesi mësimor është pezulluar ditën e sotme në shkollat e fshatrave Topojan, Shishtavec dhe Orgjost, për shkak të bllokimit të rrugëve, pranisë së akullit dhe distancave të largëta që nxënësit duhet të përshkojnë nga banesat drejt shkollave.
Nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Kukës bëhet me dije se në të gjitha shkollat e tjera të Bashkisë Kukës, mësimi po zhvillohet normalisht dhe klasat janë të pajisura me ngrohje.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të tregojnë kujdes të shtuar, ndërsa strukturat përkatëse vijojnë punën për pastrimin dhe hapjen e rrugëve të bllokuara.
KOHA JONË SONDAZH

