Denoncimi nga Vasili: Rama i dha dokumente të sajuara McGronigal për të goditur kundërshtarët

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama i ka dhënë dokumente të sajuara ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGronigal, i cili është arrestuar nga autoritetet amerikane. Sipas Vasilit, këto dokumente janë dhënë për t’i dërguar në DASH dhe për të goditur kundërshtarët politikë. Po ashtu Vasili i bën thirrje drejtësisë të bëjë detyrën.

“Rama është shumë rëndë! Ky Rama gënjente sheshit në shtator të 2022, që Shefi i antiterrorit Charles McGronigal s’ka asnjë lidhje as me këtë vete as me qeverinë. Fakti që ka dalë në të gjitha mediat e botës është që i vetmi Kryeministër që ka lidhje kaq të shumta me Gronigal.

Që ka ngrënë darka me të, është takuar kaq herë, i kanë dhënë plot dokumente të sajuara për ti çuar në DASH dhe për të goditur kundërshtarët politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministrit Edi Rama i del edhe emri e mbiemri megjithë bashkëpunëtorët e tij në aktet e Grand Jury! Drejtësi bëni detyrën se do përfundoni më keq se Rama”, shkruan Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?