Denoncimi për 3 fëmijët e braktisur, Shërbimi Social: Nëna do jetë në periudhë prove

Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit nëpërmjet drejtoreshës së saj, Diola Xhango bën me dije se pak më parë ka përfunduar mbledhja e GTN (Grupi Teknik Ndërsektorial) ku bëjnë pjesë: vetë shërbimisocial OJQ, Policia, Shëndetësia etj. lidhur me ndihmën për 3 fëmijët dhe nënën e tyre Blerina Basha.

U vendos që menjëherë tu vihet në ndihmë atyre duke i dërguar urgjent në spital të 3 fëmijëve veshmbathje,të gjitha medikamentet për trajtimin e sëmundjes.Do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës. Këto i morën përsipër ti financojnë ARSIS dhe World Vision.

Familja do të ndihmohet që ta zhvendosë regjistrimin nga Vau i Dejës (pasi me letra janë banorë të Malsisë së Madhe) dhe të regjistrohen si banorë të Durrësit. Duke u bërë banorë të Durrësit,bashkia do ta regjistrojë në listën e atyre që do të strehohen në banesa sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënës do ti ofrohet sërish një punë dinjitoze në mënyrë që të mos punojë 16 orë sikundër pretendon, por 8 orë në mënyrë që të mirërrisë fëmijët e saj. Gjithashtu nënës do ti ofrohen kurse prindërimi në funksion të mirërritjes së fëmijëve. Për çdo ditë do të kryhen kontrolle mbikqyrje nga shërbimi për mbarëvajtjen e familjes. Pra ajo do të jetë në provë për të parë nëse është e aftë të mbajë kujdestarinë ndaj fëmijëve apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?