Deputeti Agalliu: Qesharake të flitet për pagën minimale pa ditur minimumin jetik

Kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe një rritje të mëtejshme të pagës minimale. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, paga minimale ka arritur aktualisht në 34 mijë lekë, duke u rritur 3 herë në tre vitet e fundit. me një total prej 8 mijë lekësh. Deputeti i PD-së, Arbri Agalliu, thotë se është qesharake të flitet për pagën minimale në momentin kur nuk dihet minimumi jetik.

“Në këto 30 vite, politika duhet të kishte nxjerrë se cili është minimumi jetik dhe ta përditësonte atë gjatë gjithë kohës. Paga minimale është një pagesë që do të dalë nga xhepat e bizneseve. Kjo do të thotë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit për sa i përket detyrimeve që paguhen.

Kur themi pagë minimale, pa ditur minimumin jetik, kjo është qesharake. Do të duhej të ishte përcaktuar minimumi jetik, pastaj të flitej për pagën minimale. Ne jetojmë këtu dhe e dimë që paga minimale si 38 mijë apo 40 mijë është e pamjaftueshme për të jetuar në kushte normale një familje me 4 persona”, tha deputeti i PD.

SHKARKO APP