Deputetja Bylykbashi në Cërrik me Forumin e Gruas Socialiste: Mbështetje për Florenc Dokën

Dy ditë para zgjedhjeve për kryetar bashkie në Cërrik, deputetja e Partisë Socialiste, znj. Aulona Bylykbashi, mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e Forumit të Gruas Socialiste të Cërrikut, ku u shpreh mbështetja e plotë për kandidatin e PS-së, Florenc Doka.

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla, dikur kryetar i Bashkisë Cërrik, si dhe deputeti Agron Gaxho, të cilët theksuan rëndësinë e vazhdimësisë së punëve të mira të nisura në këtë bashki dhe besimin tek kandidati socialist.

“Gratë dhe vajzat socialiste janë shembulli më i bukur i energjisë, besimit dhe vizionit për të bërë zgjedhjen e duhur. Në 9 nëntor, zgjedhja është e qartë, numri 3, Florenc Doka, për të vijuar rrugën e punëve të mira dhe zhvillimit të Cërrikut,” u shpreh Bylykbashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky takim u zhvillua në kuadër të angazhimit të Partisë Socialiste për të forcuar rolin e gruas në jetën politike dhe për të vijuar procesin e zhvillimit dhe modernizimit të Cërrikut nën drejtimin e kandidatit Florenc Doka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?