Deputetja e PD-së flet për përçarje të forta, Gjergji: E djathta është në një moment krize

Gruper në PD nuk japin asnjë sinjal për bashkim, edhe pse ka deputetë që e duam një gjë të tillë, e sidomos kur përpara janë edhe zgjedhjet lokale.

Deputetja Zheni Gjergji, thotë se demokratët kanë nevojë për një lider të ri. Edhe pse deputete e zgjedhur në kohën kur Lulzim Basha ishte kryetar i Partisë, Gjergji thotë se Basha nuk duhet të kthehet më në drejtimin e PD.

“Shqipëria është në një moment që ka nevojë për një forcë të re politike të djathtë. E djathta është në një moment krizë identiteti dhe unë mendoj se e shkuara duhet të ndahet nga e ardhmja. Kemi nevojë për lider të ri, për një forcë të re politike të djathtë. Kjo ka qenë mangësia e të djathtës shqiptare që gjatë këtyre viteve nuk ka lejuar të rritën lider brenda gjirit të saj. Kjo do të kërkojë kohë, nuk është aq e lehtë. Unë besoj se ka kapacitete të cilat me hapësirat e tyre do kenë mundësi të bëhen lider të grupit”, tha Gjergji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?