Detaje nga atentati ndaj babë e bir në Greqi. Autori hyri në lokal dhe hapi zjarr

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Greqi, ku mbetën të plagosur dy shtetas shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40, në zonën e Agiou Dimitriou në Athinë. Sipas informacioneve zyrtare, një person i paidentifikuar ka hyrë brenda lokalit “O Gyros tou Asyrmatou”, i ndodhur në rrugën Politexniou 70, dhe ka hapur zjarr ndaj pronarit të biznesit, Negri Sinovarfaj, 39 vjeç, si edhe babait të tij, 70 vjeç.

Autori i sulmit i ka qëlluar të dy viktimat në këmbë, duke i plagosur secilin me nga një plumb, dhe më pas është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Paleo Faliro, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje, policia ka kryer këqyrjen dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit. Burime policore bëjnë me dije se nuk përjashtohet pista e rivalitetit mes tifozëve të ekipeve të futbollit, pasi 39-vjeçari Sinovarfaj dyshohet se është pjesë e një grupimi të organizuar të tifozëve të ekipit A.E.K.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorit/autorëve të sulmit.

Media greke thotë se çështja mund të ketë implikime të tjera, pasi burime nga Shqipëria raportojnë se 39-vjeçari është partner në dyqanin e tij në Agios Dimitrios me dy bashkëkombës të tij. Njëri është i burgosur në Shqipëri, pasi është akuzuar për pastrim parash të përfituara nga trafiku i drogës dhe u gjet në kufi me 150,000 euro para të gatshme. Partneri i dytë humbi jetën në Shqipëri, kur persona të panjohur vendosën një mjet shpërthyes në automjetin e tij.

Ky informacion nga Shqipëria e ndërlikon çështjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?