Detaje nga masakra/ 17-vjeçari tentoi të shpëtonte babain. Të dy u vranë për shkak të mentalitetit

Masakra e Klosit ka tre viktima. 17-vjeçari Kenado Shira dhe babai i tij, 44-vjeçari Liri Shira u vranë në mes të qytetit, ndërsa autori Fiqiri Mjeshtri u vetëvra pak pas krimit të dyfishtë. 17-vjeçari ishte i dashuruar me vajzën e autorit Fiqiri Mjeshtri, por ai e kundërshtonte lidhjen e tyre.

Djali 17-vjeçar ndiqte shkollën profesionale në Klos, ndërkohë që babai i kishte dalë para që më pas të dy të ktheheshin me furgon drejt fshatit të tyre, në Fullqet. Në momentin që adoleshenti doli nga shkolla, u qëllua me armë zjarri në hyrje të një lokali.

17-vjeçari humbi jetën pasi u përpoq të mbronte të atin, ndërkohë edhe ky i fundi ndërroi jetë rrugës për në spital. Ndërkohë që për dy të plagosurit e tjerë, raportohet se nuk kanë pasur lidhje me sherrin, por kanë mbetur të plagosur se kanë qenë kalimtarë të rastit.

Mentaliteti vijon të jetë një fenomen tragjik në vendin tonë, që merr jetë pasi vajza konsiderohet pronë e familjes, dhe fatin e saj e vendos babai.

SHKARKO APP