Detaje nga plagosja për sherrin në Tik-Tok në Kamëz

Replikat në TikTok janë shkaku i një konflikti me armë zjarri në Kamëz. Mbrëmjen e së mërkurës policia e Kamzës mundi të vendosë në pranga 36-vjeçarin Fatmir Frroku, pasi ky i fundit për shkak të një konflikti në një ‘live’ TikTok rreth 3 javë më parë në zonën e Institutit plagosi të riun Mariglen Jata.

Prokuroria e Tiranës e akuzon për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Frroku dhe Jata dikur miq me njëri tjetrin për shkak të debateve në rrjetet sociale nisën një konflikt që përfundoi në përdorimin e pistoletës.

Në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët e Fatmir Frrokut, Izet Leka dhe Marsildo Ndoja. Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, kur kreu krimin, ndërsa tjetri shoqërohej me të, në momentin e ndalimit. Për të njëjtin motiv banal ditët e fundit kanë ndodhur dhe dy plagosje të tjera. Në tiranë në zonën ne freskut një 26 vjeçar i njohur në rrjetet si gjaknxehti u dhunua në sende të torta ndërsa në Durrës një I ri i njohur si ‘GUCCI’ u plagos me armë zjarri në krah.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 7916 (64.3%)
Jo 4390 (35.7%)

Vota totale: 12306