Detaje të reja nga masakra në Fushë-Krujë, ja çfarë u gjet në makinë

Janë mësuar detaje të reja nga atentati me 3 viktima në mbikalimin e Fushë-Krujës ku të vrarë mbetën Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Në makinën e shkrumbuar “Volswagen Passat” me të cilën udhëtonin 3 të rinjtë, policia ka gjetur skeletin e një pistolete, ç’ka tregon se të rinjtë i druheshin një atentati.

Martinaj, Vata dhe Hoxha u ekzekutuan me 60 plumba kallashnikovi. Katër persona ende të paidentifikuar i zunë prinë në mbikalimin e Fushë-Krujës teksa të rinjtë po udhëtonin nga Rinasi drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë Martinaj e Hoxha u shkrumbuan.

Vataj arriti të dilte i gjallë nga makina dhe tentoi të largohej, por autorët u ktheyn dhe u siguruan që të vdiste. Dyshohet se objektiv i atentati ishte kushëriri i i Evris Martinajt, Briland Martinaj.

SHKARKO APP