Detaje të reja nga sherri me 1 viktimë në ish-Bllok, përplasja me kokë rezultoi fatale
Një sherr ishte fshehur, deri kur sot u mësua se një 46-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 31-marsit në zonën e ish-Bllokut. Sherri ka nisur mes Henri Gjapi dhe Gentian Taljes, ndërsa më pas ka ndërhyrë edhe Artur Gjolena.
Gjatë përplajses fizike, 46-vjeçari Talja ka rënë në tokë dhe është përplasur me bordurën ku edhe mori plagë të rënda në pjesën e pasme të kokës. Menjëherë u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Viktima deri pasditen e së martës ka qenë në gjendje stabël, por më pas ka shfaqur komplikacione duke sjellë humbjen e jetës. Dyshohet se Gjapi dhe Talja në momentin e konfrontimit kanë qenë nën efektin e alkoolit.
Ngjarja nuk është raportuar nga policia e Tiranës, por uniformat blu ka nisur kërkimet për të vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, 25-vjeçarin Henri Gjapi.