Detaje të reja/ Vritet banakierja në Don Bosko, plagoset dhe një fëmijë në lokal

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Don Boskos, ku një banakiere mbeti i vrarë dhe tre persona të tjerë u plagosën.

Mes personave të plagosur dyshohet se ka mbetur edhe një fëmijë i mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku autorët kanë qëlluar me breshëri duke lënë një viktimë dhe tre të plagosur.

Banakierja është vrarë në mënyrë aksidentale, ndërsa paraprakisht dyshohet se objektivi ka qenë një nga personat e plagosur.

SHKARKO APP