Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme
Kronikë E Shtunë, 13 Shtator 2025 08:53
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare por kalimtare përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 10m/s.
KOHA JONË SONDAZH

