Diskutime për projektin teknik të hekurudhës Rrogozhinë-Pogradec

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja zhvilloi një takim me grupin e konsulentëve të Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (IPF12) dhe drejtues të Hekurudhës Shqiptare.

Në këtë takim u diskutua studimi dhe projekti teknik për linjën hekurudhore Rrogozhinë–Pogradec, ku Elbasani ka një rol kyç në këtë korridor të rëndësishëm rajonal.

“E ardhmja e kësaj linje parashikon tren elektrik me shpejtësi deri në 120 km/orë, një projekt që vjen në vijim të bajpasit dhe që pritet të sjellë zhvillim të ndjeshëm në infrastrukturë dhe ekonomi për qytetin tonë”, theksoi Llatja, në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku Llatja u shpreh se “Elbasani është pjesë e projekteve transformuese që forcojnë lidhjet rajonale, rrisin lëvizshmërinë dhe krijojnë më shumë mundësi për komunitetin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Linja hekurudhore Rrogozhinë-Pogradec, që përbën një segment të rëndësishëm të Korridorit VIII, është aktualisht në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar.

Ndërtimi dhe rehabilitimi i kësaj linje do të sjellë përfitime të shumta, si shkurtimi i distancave të udhëtimit, rritja e sigurisë, si dhe reduktimi i emetimeve ndotëse në ajër që vijnë nga transporti rrugor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?