Ditë me diell dhe temperatura në ulje, parashikimi i motit për sot
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, pasi vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në bregdet e kryesisht në atë jugperëndimorë dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

