Djali që ishte kthyer nga Italia humbi jetën në aksidentin tragjik pak kilometra larg banesës, arrestohet shoferi i kamionit

Arrestohet shoferi i kamionit që u përfshi të enjten në një aksident të rëndë që rezultoi fatal për 27-vjeçarin Festim Meçja.

Aksidenti tragjik ndodhi në Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”.

Sipas policisë, shiferi i kamionit, shtetasi I. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, do të akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin I. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet kamion është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, dhe si pasojë e aksidentit 27-vjeçari ka humbur jetën.

SHKARKO APP