Do të shkonin në burg, Shpati Lena u vra për datëlindje

Me kalimin e orëve nga krimi mafioz që tronditi vendin, zbulohen detaje të reja. Shpati Lena i cili u ekzekutua në një atentat mafioz së bashku me Hakim Xhezon në dalje të Vlorës, do të festonte datëliëndjen. Policia ka shoqëruar 15 persona deri më tani për marrjen në pyetje në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo ishin nisur drejt burgut të Lushnjes kur iu bë atentat në dalje të Vlorës. Në mjet iu gjet rroba dhe ushqime, ndërsa do t’ia çonin Eduard Xhezos, i dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Arben Beqirajt.

Lena në muajin maj 2022 u arrestua nga Policia e Vlorës në zonën e “Ujit të Ftohtë”, pasi së bashku me Kristi Drollin dhe Ariel Kingjin, kunati i Eduard Xhezos, u kap me dy armë brenda në makinë.

SHKARKO APP