”Du me e bo”, rrëfimi i Arsenit që vrau vëllain dhe kunatën
Vëllavrasja tronditi Tiranën në ditën e fundit të gushtit. Arsen (Hamza) Muskurti, autor i vrasjes së vëllait dhe kunatës së tij, ka rrëfyer para togave të zeza, se ditën e krimit shkoi në agjensi, duke i kërkuar llogari se përse e shantazhon atë dhe familjen.
”Me Dritanin dhe Norën, kam patur problematika të vazhdueshme prej vitit 2017, për shkak se ai ka qenë një person që nuk pranonte kërkesë llogarie, dhe shpesh ishte kërcënues ndaj meje. Për këtë shkak unë kam bërë edhe kallëzim në komisariat. Ndaj pësova tronditje. Mora armën dhe shkova në agjenci për t’u sqaruar. Sapo kam hyrë i kam drejtuar armën dhe i thashë “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën. Ai mu përgjigj me fjalët “du me e bë”. Atëherë kam qëlluar me armë nuk di ç’kam bërë më tej”.
38-vjeçari u la në ”arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës. Ndaj tij janë ngritur dy akuza: “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Kjo ngjarje çoi edhe në një debat fetar në rrjete sociale, pasi fillimisht u tha se sherri nisi përshkak të fesë.