“Dumani po fshin njollën e zezë të drejtësisë”, xhaxhai i Aleks Nikës: Thirrja e Bashës në SPAK na jep shpresë

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, protestuesit të vrarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar 2011, thotë se thirrja e Bashës në SPAK, është shpresë për ta.

”Ne përshëndesin SPAK veçanërisht kryetarin dhe prokurorin e çështjes që kanë bërë një punë të lavdërueshme në hetimin e çështjes. SPAK i vuri zemër drejtësisë. Sot thirrja e Bashës na jep shpresë se hetimi do të shkojë deri në fund. Se çfarë ka deklaruar nuk e dimë, por jam i bindur se ai ka dijeni të plotë si është organizuar ky krim shtetëror. Shpjegimet e tij do të kontribuojnë në hetimin e çështjes”.

Duke shprehur vlerësime për kryeprokurorin Altin Dumani, të cilin konfirmoi se a ka takuar personalisht, Nika theksoi se ai po fshin njollën e zezë të drejtësisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dumani bashkë me ekipin e shoh të jetë në zemër të drejtësisë dhe po i fshin njollën e zezë drejtësisë shqiptare. Ne nuk humbim shpresën dhe besimin e kemi te SPAK e drejtësia e re dhe mendoj që shumë shpejt prokuroria do ta përfundojë çështjen dhe do konkludojë për fajësinë e atyre që kanë përgjegjësi për vrasjen e Aleksit dhe shokëve të tij. Kërkojmë që çështja të hetohet sa më shpejt”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?