Dumani thirrje qytetarëve që të denoncojnë korrupsionin në SPAK: Nuk kërkojmë dokument identifikimi
Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit. Dumani vlerësoi se bashkëpunimi ishte e mirë, por theksoi se ka shumë për të bërë, pasi numri i referimeve dhe kallëzimeve nga të gjitha agjencitë me të cilat SPAK bashkëpunon është i ulët.
”Nuk kemi qenë asnjëherë të nguruar, por të hapur për të bashkëpunuar, por është fakt që numri i referimeve vazhdon të ngelet i vogël në vlerësimin e SPAK”, tha ai.
Në lidhje me denoncimet anonime, Dumani njoftoi se çdo ditë pranohen denoncime përmes faqes online, nga persona që ruajnë anonimitetin e tyre, pasi nuk u kërkohet dokument identifikimi.
”Nuk i kërkojmë domosdoshmërish denoncuesit dokument identifikimi dhe ai ngelet anonim. Mund të jap ndonjë emër që mund të mos ketë të bëjë me emrin që fshihet pas denoncimit”,-shpjegoi Dumani.
KOHA JONË SONDAZH

