Durrësi nën ujë, i riu “bën sërf” në rrugët e qytetit
Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive të shiut kanë përfshirë qytetin e Durrësit, duke sjellë vështirësi të shumta në qarkullim dhe dëme materiale. Rrugë të tëra janë mbuluar nga uji, ndërsa automjetet dhe këmbësorët janë detyruar të përballen me situata të pazakonta.
Mes kaosit të krijuar, një pamje e veçantë ka tërhequr vëmendjen dhe po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale. Në foto shihet një i ri që lëviz mbi një dërrasë sërfi, i pajisur me një lopatë, duke “lundruar” në mes të rrugës së përmbytur, pranë makinave të zhytura pjesërisht në ujë.
Skena simbolizon në mënyrë ironike përmasat e përmbytjeve në qytet, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar deri në normalizimin e situatës.
KOHA JONË SONDAZH

