Dy makina përfshihen nga flakët në Vlorë , dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një incident me zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:45, kur një mjet tip Suzuki, në pronësi të shtetasit me iniciale K.B., u shkrumbua plotësisht. Si pasojë e përhapjes së zjarrit, u dëmtua edhe një automjet tjetër i parkuar pranë tij, tip Audi.

Forcat zjarrfikëse dhe policia ndërhynë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e dëmeve të tjera materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Një nga pistat kryesore që po verifikohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë sekuestruar pamje sigurie nga bizneset dhe banesat përreth, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?