Dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij, policia ndalon 37-vjeçarin në Elbasan
Policia ka ndaluar një 37-vjeçar nga Elbasani pasi dyshohet se ka përdhunuar vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”, bën me dije policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

