E moshuara grabitet në mes të rrugës në Korçë, arrestohet agresori 41-vjeçar

Një grua e moshuar është grabitur në mes të rrugës në qytetin e Korçës. Autori i dyshuar është identifikuar dhe kapur një ditë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 12, teksa iu gjetën pas kontrollit kokainë dhe një përforcues grushti.

E moshuara është sulmuar teksa ecte në rrugë, ku autori i dyshuar 41-vjeçar, E.R., ia ka shkulur me forcë varësen e floririt nga qafa dhe është larguar me vrap.

“Specialistët e Sektorit të Narkotikëve kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 41 vjeç, banues në Korçë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në lagjen nr.12, i ka vjedhur një 82-vjeçareje, varësen e floririt që mbante në qafë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, atij iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një përforcues grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, tha policia vendore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria po ndjek hetimet e mëtejshme, për të zbuluar ngjarje të tjera ku i dyshuari mund të jetë përfshirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?