E rëndë në Gramsh, pacienti hidhet nga kati i katërt i spitalit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin e Gramshit, ku një pacient 65-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:20, dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga dritarja e spitalit të Gramshit, shtetasi H. Ll., 65 vjeç, i cili trajtohej në këtë spital, për disa diagnoza mjekësore (Astmë dhe Hipertension).

Për shkak të demtimeve të marra, 65-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP