E rëndë në Korçë, vritet me armë zjarri një person rreth 20 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një i ri rreth 20 vjeç është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14, ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se viktima është qëlluar me armë tip kallashnikov.

Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati. Në zonë kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur mbledhjen e provave dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për të përcaktuar motivin e krimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet vijojnë, ndërsa priten të dhëna të tjera nga Policia për dinamikën e ngjarjes dhe identitetin e viktimës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?