E rëndë në Vlorë, italiani humb jetën në palestër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 30 tetor në një palestër në Vlorë, ku një shtetas italian, 65 vjeç, me inicialet F.C., ka ndërruar jetë gjatë ushtrimeve fizike.

Sipas policisë, vdekja dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 30.10.2025, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, gjatë kohës që po ushtronte aktivitet fizik në palestër, shtetasi F. C., 65 vjeç, banues në Itali.”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?