E thirrën për sqarim, dhunohet barbarisht mësuesi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Kleanth Laçi, një mësues i edukimit fizik është dhunuar nga disa persona.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Tepelenës kur arsimtari i shkollës 9-vjeçare të qytetit, është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar në rrethana ende të pasqaruara. Familjarët e arsimtarit tepelenas, kanë njoftuar policinë dhe njëkohësisht e kanë shoqëruar në Spitalin e Gjirokastrës për nderhyrje kirurgjikale.

SIpas ”A2cnn”, arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kanë dashur të sqarojnë një bisedë me të dhe më pas e kanë dhunuar në mënyrë barbare. Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorëve të dhunës ndaj mësuesit të edukimit fizik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?