E vrau me thikë, tentoi ta ndjekë por u vetëvra. Detaje të reja nga krimi i dyfishtë në Tiranë

31-vjeçarja nga Gana u vra nga i dashuri Klinton Pira, pak orë pasi kishte mbërritur në Rinas. Jaësackie Jaboah dhe Klinton Pira ishin konfliktuar online për shkaqe xhelozie dhe për këtë shkak e reja erdhi në Tiranë për t’u sqaruar.

26-vjeçari për disa vite kishte jetuar si emigrant i paligjshëm në Angli. Klinton Pira kishte marrë me qera një banesë 1 ditore në në afërsi të Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta”. E reja me nënshtetësi franceze sapo kishte mbërritur në Shqipëri për t’u sqaruar me të dashurin e saj, për konfliktin që nisi mes tyre online.

Sqarimi për xhelozinë përshkallëzoi në përdorimin e thikës nga ana e Pirës, i cili goditi disa herë në gjoks të dashurën e tij, e cila e plagosur rëndë ka mundur të zbresë poshtë 8 kate për të kërkuar ndihmë dhe ka gjetur vdekjen më pas në spital.

Pira tentoi fillimisht ta ndjekë 31-vjeçaren, por vetëm dy kate mundi të zbriste dhe në gjaknxehtësi e sipër ngjitet sërish në katin e tetë për të bërë aktin fatal për jetën e tij dhe hidhet nga lartësia.

SHKARKO APP