Edi Rama: “Projekt-buxheti i PS ka kryefjalë pensionistët”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Njësisë numër 3 në Tiranë, ku foli për projekt-buxhetin e Partisë Socialiste, duke theksuar se fokus kryesor do të jenë pensionistët dhe pagat e punonjësve.

Edhe pse është një ditë pushimi, jemi mbledhur për të ndarë disa momente dhe për të diskutuar linjat kryesore të buxhetit të bashkisë dhe të shtetit për vitin që troket. Më vjen shumë mirë që kemi një projekt-buxhet të PS-së që ka si kryefjalë pensionistët,” tha Rama.

Kryeministri theksoi se për herë të parë janë krijuar kushtet financiare për të mbështetur pensionistët, falë rritjes së ekonomisë dhe reformave që e kanë nxitur këtë rritje. Ai bëri me dije se gjatë mandatit të katërt janë angazhuar 1.7 miliardë euro plus për pensionistët, të cilat do të disbursohen gradualisht nga janari i vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdo vit do të financohet dyfishi i vitit të mëparshëm. Pensionistët do të marrin në 2026, dyfish në 2027, trefish në 2028, katërfish në 2029 dhe pesëfish në 2030. Është një sforco e madhe financiare, por e realizueshme pa cenuar rritjen ekonomike dhe investimet në arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale,” shtoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai njoftoi gjithashtu se nga janari i vitit 2026, paga minimale për të gjithë punonjësit shqiptarë do të shkojë në 500 euro, jo vetëm për sektorin publik, por për të gjithë ata që punojnë.

“Deri në fund të mandatit të katërt, paga minimale do të arrijë 700 euro. Për shkak të kësaj rritjeje do të rriten edhe pagat e tjera, për mësuesit, mjekët, infermierët, punonjësit e policisë, ushtarakët dhe të gjithë të tjerët,” tha kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?