Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi, autori dyshohet se ka kryer vrasje edhe më parë

Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja u qëlluan me breshëri plumbash në një lokal në Athinë. Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja nga ekzekutimi mafioz. Një zyrtar i lartë i ELIAS, ka thënë se vrasja e dy shqiptarëve mund të jetë kryesor nga i njëjti autor i cili ka ekzekutuar në vitin 2021 në të njëjtat rrethana, dy shqiptarë të tjerë.

Viktimat janë një 32-vjeçar i ekzekutuar në një kafene në Sepolia në maj të vitit 2021 dhe një 39-vjeçar shqiptar i ekzekutuar në një kafene tjetër në zonën e Agios Pavlos në qendër të Athinës.

Ekzekutimin e Çerçizajt dhe Organjës mediat greke e lidhën me vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në hyrje të një lokali në Tiranë. Ky i fundit ishte dënuar për trafik droge në Greqi dhe dyshohet se viktimat kanë qenë pjesë e të njëjtës bandë dhe se janë vrarë nga bashkëatdhetarët.

Marrë nga /Abc News/

SHKARKO APP