Elbasan/ Parakalime të gabuara dhe me shpejtësi, ndëshkohen me gjoba rreth 6 mijë drejtues mjetesh

Policia Rrugore Elbasan ka vijuar kontrollet në akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si pasojë janë ndëshkuar me gjoba rreth 6 mijë drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe me shpejtësi.

Njoftim i Policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, një fokus i veçantë i është kushtuar rrugëve pranë shkollave, në oraret e hyrjes dhe daljes së nxënësve, për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe dhënien e përparësisë për këmbësorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, janë intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve që kryejnë transportin e nxënësve, për të siguruar përmbushjen e kushteve teknike dhe ligjore të këtyre mjeteve.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.

Gjatë periudhës 1-17 shtator 2025:
janë arrestuar 20 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi;

Gjatë kësaj periudhe, si rezultat i angazhimit të strukturave në terren dhe përdorimit të mjeteve inteligjente, janë ndëshkuar me masa administrative, 5849 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor:

•1021 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
•961 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•365 drejtues, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit;
•1287 drejtues, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
•452 drejtues, për ndalim ose pushim në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
•351 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•264 drejtues mjetesh, për përdorimin e xhamave të zinj;
•325 drejtues, për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
•823 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kallëzojnë çdo rast të shkeljes së tyre, në numrin pa pagesë 112.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?