Elbasan, shoqërohen në polici ish-deputeti dhe miku i Shullazit

Një operacion policor po zhvillohet në Elbasan. Top Channel shkruan se janë shoqëruar në komisariat 11 persona dhe janë gjetur 3 armë zjarri të llojit pistoletë gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia. Po ashtu është shoqëruar ish-deputeti Bujar Muça, pronar i kompanisë “Delta” dhe një tjetër shtetas, i identifikuar si Maks Lika. Ky i fundit është i njohur si mik i Emiliano Shullazit. Policia është duke vijuar punën për verifikimet e shtetasve të shoqëruar, për të parë edhe të shkuarën e tyre. Ende është e paqartë nëse kemi të bëjmë me persona me precedentë të mëparshëm penalë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?