Elbasan – Thyen “arrestin në shtëpi”, kapet me kokainë dhe peshore elektronike, në pranga 35-vjeçari

Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin në flagrancë të një 35-vjeçari në Elbasan, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë pas konstatimit se shtetasi A. K., 35 vjeç, kishte dalë nga banesa e tij në kundërshtim me vendimin gjyqësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë si dhe një peshore elektronike, të cilat dyshohet se përdoreshin për ndarjen dhe tregtimin e drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ku 35-vjeçari do të përballet me dy akuza penale:

“Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia e Shtetit thekson se vijon puna intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike në territorin e qarkut Elbasan.

KJ

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?