Elbasani pjesë e nismës kombëtare për forcimin e pushtetit vendor drejt Europës

U nënshkrua marrëveshja për themelimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, një instrument strategjik që synon forcimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, rritjen e kapaciteteve profesionale të administratës lokale dhe përgatitjen e pushtetit vendor për procesin e integrimit europian.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, si edhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Elbasan, Ermira Urupi, të cilët vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe investimit në zhvillimin profesional të burimeve njerëzore në nivel vendor.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Llatja, theksoi se ngritja e Akademisë përfaqëson një hap konkret drejt rritjes së cilësisë së qeverisjes vendore dhe përmbushjes së standardeve europiane, duke e bërë administratën lokale më efikase dhe më pranë qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akademia e Pushtetit Vendor do të funksionojë si një platformë kombëtare trajnimi dhe zhvillimi profesional, në përputhje me standardet europiane dhe në shërbim të përmirësimit të shërbimeve publike për qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia e Elbasanit mbetet e angazhuar në mbështetjen e nismave që kontribuojnë në forcimin e qeverisjes vendore dhe afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Të pranishëm në prezantimin zyrtar të Akademisë së Pushtetit Vendor ishin edhe ambasadorët e Suedisë, Zvicrës dhe Hollandës, shtete që kanë ndihmuar shqipërinë në rritjen dhe fuqizimin e pushtetit vendor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?