Elson Kalaveri vritet në mes të Italisë, pistë hakmarrja
Elson Kalaveri i cili u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në Itali, është një emër i njohur i policisë në Shqipëri. Ai ka qenë i arrestuar në Shqipëri për një plagosje në Mamurras.
Atentati është bërë për hakmarrje nga një tjetër shqiptar. Policia Italiane dhe ajo shqiptare kanë ngritur një grup të përbashkët hetimor.
Kalaveri u godit ndërsa ishte në një makinë të drejtuar nga një person tjetër, i cili përshkoi disa metra para se të arrinte në një vend publik për të kërkuar ndihmë.
Prita dyshohet se ka ndodhur para darkës, rreth orës 19:30, përgjatë një rruge jashtë qytetit dhe ende nuk është e qartë nëse ka pasur dëshmitarë të tjerë.