Erion Dasho: Ju tregoj arsyen pse po rriten me shpejtësi infektimet me Covid-19 në Shqipëri

Mjeku Erion Dasho, ka komentuar situatën epidemiologjike në vend.

Dasho është shprehur se në rritjen e rasteve të reja ka ndikuar variant ‘Delta’, që sipas tij është shumë më i transmetueshëm se variantet e tjera.

“Më tepër sesa sezoni i verës ka ndikuar hyrja e variantit Delta , pra Shqipëria në raport me variantet e tjera të virusit kishte arritur një shkallë imunizmi që bëri situatën që kishim në Maj e në Qershor. Kishte javë tëtëra pa humbje jete dhe kishte ditë të tëra të diagnostikuar. Pra në raportin me variantin ‘Alpha’, ‘Beta’ dhe ‘Gama’, popullata shqiptare tregon se kishte arritur imunitetin e grupit dhe virusi po shkonte drejt rënies. Hyrja e variantit Delta ndryshoi situatën epidemiologjike. Dihet që transmetueshmëria e këtij virusi është shumë e lartë dhe mbi të gjitha ky virus i shpëton mbulesës imunitare. Qoftë imunitetit natyral, qoftë dhe ai imuniteti i vaksinës”, tha Dasho për Ora News.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?