Ervis Martinaj ka kryer operacione plastike? Artan Hoxha zbulon të vërtetën
Ende nuk ka informacione nëse i shumëkërkuari Ervis Martinaj është gjallë apo jo. Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se Martinaj nuk ka kryer kurrë operacione plastike për të ndryshuar pamjen e tij, në mënyrë që të mos njihet. Ndërkohë të tjerë dyshojnë se ka bërë operacion plastik ndaj nuk gjëndet.
Hoxha i bëri këto komente teksa ishte i ftuar në emisionin “Në shënjestër”, ku ka folur në lidhje me fatin e Martinajt. Kujtojmë se më herët është hedhur shumë ideja që Martinaj mund të ketë kryer operacione plastike dhe lajmi qarkulloi në disa media.
Ai ironizoi përpjekjet e policisë për të gjetur Martinajn, duke thënë “kanë për ta gjetur”. Po ashtu Hoxha shtoi se Martinaj është përballur me një ngjarje që ka sjellë pasoja të rënda për të siç ishin vrasjet e Fushëkrujës. Gazetarët investigativë sqarojnë se ishin edhe efektivë të policisë së shtetit pjesë e skenarit të vrasjes në Fushëkrujë, por jo vetëm.
Sido të jetë akoma Ervis Martinaj akoma nuk gjëndet.