Është rrëmbyer apo vrarë Ervis Martinajn? Indrit Dokle flet për armikun. Babai akuzon këtë të fundit

Ende nuk ka një përgjigje se ku është Ervis Martinaj, i shumëkërkuar nga Policia dhe i denoncuar i zhdukur nga familja. Është peng, është vrarë, apo e gjitha është një seknar nga ai?

Numri një i fraksionit të ish-bandës së Durrësit, Indrit Dokle ka folur për herë të parë për zhdukjen e Martinajt. Gazetarja Klodiana Lala thotë se Dokle është marrë në pyetje nga grupi hetimor, dhe se është shprehur se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë dijeni mbi atë se çfarë mund të ketë ndodhur me biznesmenin e lojërave të fatit, duke u distancuar nga zhdukja e tij që daton që prej 5 gushtit.

Dokle është marrë në pyetje pasi Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbërtheu vrasje të ndodhura që nga viti 2012, tha se Martinaj i kishte ofruar një çek të bardhë në këmbim të “kokës” së kreut të fraksionit të Bandës së Durrësit.

Por edhe babai i shumë të ërkuarit, Mustafa Martinaj është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për zhdukjen e Elvis Martinajt. Ai ka kërkuar nga hetuesit të zbardhin edhe pistën e përfshirjes së Indrit Dokles pasi sipas tij dhe familjarëve, deklarimi i Dumanit mund të ketë sjellë një hakmarrje të Dokles ndaj djalit të tyre.

SHKARKO APP