Familjarët e 15-vjeçarit të vr*rë dalin në protestë: Shteti duhet të lëvizë

Me thirrjet ”thikat e Erionit mund të jenë thikat e një fëmijë tjetër nesër”, familjarët e 15-vjeçarit Erjon Boba që u vra me thikë nga një bashkëmoshatar më 25 nëntor në Durrës protestuan përpara Bashkisë. Ata kërkojnë drejtësi për djalin e tyre, teksa shprehen se lidhur me ngjarjen duhet të ketë një hetim të drejtë dhe të thelluar.

”Ne djali na iku e s’na kthehet më sikur bota të përmbyet, por prindërit që janë sot në çdo familje, apo mësuesit nëpër shkolla, mjekët, duhet të reflektojnë se nesër mund të ketë një Erion tjetër, një Martin tjetër. Kjo është plaga që le Erioni pas. Thikat e Erionit mund të jenë thikat e një fëmijë tjetër nesër. Edhe drejtësia për Erionin është shumë e vështirë, unë kam marrë me qindra mesazhe, dhe i falënderoj të gjithë shqiptarët për mesazhet e ngushëllimit, por ngushëllimi më i thellë do ishte të ishin sot këtu në këtë protestë të njoftuar.

Në bëmë protestë dhe në Bulqizë, por ishte e dhimbshme mungesa e prindërve. E vërteta jonë është qe Erioni ka qenë i pafajshëm, një fëmijë i urtë i dashur, ishte edukuar me punën dhe me normat e familjes dhe jo të rrugës. Erioni është prerë në besë nga kjo shoqëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk na intereson kontakti me familjen e autorit. Na intereson vetëm drejtësia për Erionin. Po kanë ardhur nga shkolla e Erionit. Mendoj që fëmijët nuk janë lejuar sot të vijnë për shkak të orarit të shkollës. Kërkojmë të zbardhet çështja dhe autori të marri dënimin që meriton së bashku me shokët”,-është shprehur halla e Erjonit, Barie Cupi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?