Fati i Ervis Martinajt ende mister, një grup i posaçëm po zhvillon kontrolle në…

Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar procedimin penal si një rrëmbim i mundshëm i Ervis Martinajt, pasi nuk ka asnjë të dhënë për të, i cili është edhe person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas gazetares Klodiana Lala, prokuroria nuk e ka të qartë nëse Martinaj e ka inskenuar apo mund të ndodhen para një ngjarje kriminale.

“Ditët e fundit një grup i posaçëm i hetimit, ku janë përfshirë ekspertët më të mirë janë duke u zhvilluar kontrolle në disa baza në Fushë-Kuqe, Fushë-Krujë, Durrës dhe Vlorë, aty ku mendohet se Martinajt kishte njerëz që mund ta strehonin. Po ashtu janë marrë në pyetje personat që mund të kishin kontaktet me Martinajt, në kohën kur ai ishte ne arrati”.

SHKARKO APP