Fejesa me para, 18-vjeçarja u bë ”lodër”

18-vjeçarja që po quhet ”mollë sherri” për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, Martina Pajollari mund të jetë viktimë e një loje të madhe, dhe ”lodër” edhe në duart e familjes së saj. Edhe pse nuk është e qartë në dëshmitë e saja, ajo është parë si objekt, dhe për të janë bërë pazare për fejesë. Këtë e vërteton edhe Nevzat Çeço, babai i viktimës, i cili flet për pesona të tjerë të cilët në këmbim të parave do të bëheshin mblesë për të fejuar djalin me Martina Pajollarin.

“Kjo i bënte vjersha në celular. Mua ma ha mendja që në këtë ka gisht më shumë ai që i ka marrë lekë djalit dhe një tjetër që ka hyrë në burg. Edhe ai Erzati i ka marrë para djalit. E kam dëgjuar unë, Xhonin e ka lënë e shoqja. Me këta ma ha mendja më shumë se i kanë marrë paratë. Tinën ky e patur kushërirë, Erzati hyri në mblesëri, nuk e bëri dot. Pastaj më tha të fus Xhonin, se me të atin e Xhonit kisha ngrënë e pirë unë. Hyra me djalin në byrektore, ky ishte atje. U ulëm atje, u njohëm, pimë dhe nga një birrë. Pas një jave takoj plakun dhe nusen e Xhonin me gjithë fëmijë. Ja shtruam atje, u hodh vjehrri i tha nuses, ka një djalë të mirë të urtë, t’ia bëjmë Tinën. Pastaj Xhoni i tha djalit, ta bëj unë por dua kaq lekë. 500 mijë mori ai i mblesës, 1 milionë Xhoni dhe 1 milionë shoku i Xhonit. Pastaj djali më tha që Xhoni me bllokoi, nuk foli më. Që në atë kohë, djali u mërzit. Kishte shkuar 2 herë për ta takuar, ky i kishte thënë “Ik p*rdhu se nuk më ke dhënë”.

Tentativa për fejesë nëpërmjet mblesatarëve, lidhi dhe komunikimin ndërmjet të rinjve në telefon. Por familja e 18-vjeçares thotë se nuk ka komunikuar vajza me viktimën, por rrjetet e saja sociale janë përdorur nga të tjerë. A është bërë një lojë në këtë fshat? Prokuroria duhet të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarjeve që është e ngatërruar dhe me shumë shtige përgjegjësish.

SHKARKO APP