Festat e nëntorit, katër ditë pushim për administratën dhe shkollat

Nëntori na sjell dy prej festave më të rëndësishme të shqiptarëve: Ditën e Flamurit dhe Çlirimin e vendit. Është koha kur kujtojmë historinë, por edhe shohim se si çdo vit shqiptarët zgjedhin mënyra të ndryshme për ta festuar këtë periudhë.

Disa kthehen në qytetet e traditës se hershme si Vlora e Tirana por ne trend po kthehet edhe kalimi i këtyre ditëve të pushimit jashtë vendit.

Paketat për festat e Nëntorit nisin nga 300 deri në 400 euro për person, dhe për destinacionet e afërta në rajon çmimet janë edhe më të ulëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër jo vetëm shqiptarë që festojnë jashtë vendit por ndjeshëm të huajt vijnë dhe në Shqipëri si dhe shqiptarët e trojeve për atmosferën e krijuar në këto ditë.
Për një fundjavë të këndshme, zgjedhjet variojnë nga aktivitetet tradicionale, tek eventet festive, deri te drekat e darkat në kryeqytet dhe në qytetet e tjera.
Kudo që shqiptarët zgjedhin të shkojnë, gjurma e festës së Nëntorit është edhe ekonomike, çdo lëvizje është një shpenzim që i jep jetë tregut dhe i kthen këto ditë pushimi në një motor të vogël zhvillimi ekonomik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?