Filmi në Rinas! Nga Barcelona në Tiranë, si u spiunua dhe u ek*ekutua Gilmando Dani
Vetëm 55 sekonda i mjaftuan autorëve për të kryer ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit në Rinas. Atentat ku mbeti i plagosur edhe agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Mustafa Sheqeri. Sapo mjeti i Danit afrohet pranë vendit të ngjarjes, tre persona dalin me shpejtësi nga makina e ndaluar dhe hapin zjarr në drejtim të mjetit të viktimës, duke zbrazur karikatorët e armëve automatike. Makina e Danit ndalon disa metra më tej, ndërsa autorët afrohen përsëri.
Autori i afrohet mjetit pa nxitim dhe qëllon sërish në drejtim të tij, për t’u siguruar që shënjestra e atentatit ishte eliminuar. Më pas autorët janë larguar në drejtim të Krujës dhe në fshatin Halil kanë djegur makinën me 4 armë zjarri brenda. Autorët kanë ndjekur të njëjtin itinerar kur kanë shkuar në Rinas dhe kur janë larguar.
Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri sapo ishin kthyer nga Barcelona dhe kishin mbërritur në aeroportin e Rinasit aty ku kishin parkuar edhe automjetin që prej datës 7 nëntor kur ishin nisur drejt Spanjës. Një nga personat, që dyshohet të ketë pasur rolin e vëzhguesit dhe informatorit, është identifikuar nga policia e Tiranës. Kjo pasi ai është parë të ruante viktimën dhe të plagosurin që nga momenti kur dalin nga aeroporti. Dhe përgjatë kohës njoftonte personat që ndodheshin në automjetin tip Toyota. Ka dyshime te forta se informacioni për autorët ka ardhur nga Barcelona që nga momenti që Dani dhe Sheqeri janë nisur për t’u kthyer në Shqipëri.
Predhat e plumbave gjenden ende në skenën e krimit, ndërsa ajo që një ditë më parë ishte vendngjarje, të mërkurën i është kthyer normalitetit. Në vendin ku u vra Glimando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri, qytetarët, shqiptarë e të huaj që kanë punë me aeroportin qarkullojnë si çdo ditë tjetër, por jo aq të qetë si zakonisht.
I plagosuri Mustafa Sheqeri, punonjës i AMP-së ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Këtë të martë Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Eduart Merkaj pezulloi zinxhirin komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale. U ndaluan dy efektivë policie te komisariatit nr.3 pasi akuzohen se kanë falsifikuar vulat e stampave dhe formularët, në rastin e përpilimit të Vërtetimit të Besueshmërisë për Mustafa Sheqerin. /A2cnn/
KOHA JONË SONDAZH

