Fitorja në Shkodër? Ministrja Bilali: Vështirësia qëndron në faktin se qytetarët e lidhin PS-së me komunizmin

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka folur për zgjedhjet lokale të14 majit, duke thënë se PS-ja gjithmonë është përpjekur të fitojë bashkinë e Shkodrës por tha se vështirësia qëndron në faktin se qytetarët e lidhin PS-së me komunizmin.

Për është një stigmë e mbetur tek qytetarët shkodranë të cilët më së shumti kanë vuajtur nga regjimi komunist në vend dhe për këtë rrjedhojë nuk janë të prirur të votojnë PS-në.

”Ne kemi qenë gjithmonë seriozë për ta marrë bashkinë e Shkodrës. E rëndësishme është që qeveria të vijojë me zbatimin e projekteve që ka nisur dhe PS-ja të ofrojë alternativën më të mirë për Shkodrën. Për pjesën tjetër të Shqipërisë komunizmi ka qenë më i butë. Gabimisht qytetarët shkodranë e lidhin PS-në me komunizmin, kjo ka mbetur një stigmë. Për hir të antikomunizmit, merren vendime që nuk janë në interes të personave dhe të familjeve të tyre. Në fund të fundit kryetari i bashkisë, është menaxhues i punëve, ndërkohë që punët e pakryera i faturohen qeverisë”,-tha Bilali.

SHKARKO APP