Flet vëllai i biznesmenit shqiptar që u vra në Greqi: Vrasësi i kishte borxh 100 mijë euro

Biznesmeni Xhani Topallit u ekzekutua në Faliraki të Rodosit të Greqisë. Vëllai i tij ka folur për mediat greke, ku është shprehur se e dinte që diçka e keqe i kishte ndodhur që në momentin kur u zhduk të shtunën e 28 gushtit. Po ashtu ai pohon se ka qenë në dijeni të borxhit prej 100 mijë eurosh që autori i dyshuar i krimit i kishte të vëllait.

“Të gjithë jemi në zi për humbjen e Xhanit. Fatkeqësisht, që në momentin e parë që i humbëm gjurmët , kuptuam se diçka e keqe i kishte ndodhur. Vëllai im ishte një njeri familjar. Të gjithë këtu në Falirak e njihnin dhe e donin. Dija gjithçka për borxhin që i kishte hotelieri, ra shumë në kontradita dhe e besuam që i kishte bërë diçka të keqe”, tha Kristos Topalli.

Për paratë që i detyrohej Topalit, hoteleri kishte firmosur edhe një dokument njohjeje borxhi para avokatit Minas Tserkis.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?