Fluks i lartë lëvizjesh në Kakavijë, radhë mbi 3 kilometra në dalje nga Shqipëria

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës vijon të ketë fluks të lartë në dalje, të shkaktuar kryesisht nga emigrantët shqiptarë që erdhën në vend për të kaluar festat e fundvitit.

Rreth orës 11:00, kolonat e mjeteve kanë arritur mbi 3 kilometra, ndërsa qarkullimi është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të pritjes në sportele.

Nga pala shqiptare po operohet me 4 sportele në dalje, ndërsa pala greke po punon me vetëm 2 sportele, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për udhëtarët. Sipas të dhënave zyrtare nga PKK Kakavijë, gjatë datës 4 janar 2026 janë përpunuar 10 716 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3 073 në hyrje dhe 7 643 në dalje. Po ashtu, janë regjistruar 2 908 mjete, prej të cilave 773 në hyrje dhe 2 135 në dalje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet kufitare këshillojnë udhëtarët të planifikojnë lëvizjet, pasi fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?