FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Furgoni me turistë çek përplaset me “Volkswagen-in” në Berat

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Gjykatës së Beratit. Një furgon me të cilin udhëtonin 10 turistë çek ka marrë zvarrë për disa metra një mjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga një femër.

Furgoni ku udhëtonin turistët çek ka parakaluar me shpejtësi mjetin ku po udhëtonte vajza, pikërisht në një aks ku nuk lejohet parakalimi, dhe kur është gjendur përballë me mjete të tjera e ka goditur Vokswagen-in në krahun e shoferit.

Pasi e ka tërhequr disa metra, të dyja mjetet kanë ndaluar, ndërkohë që vajza ka dalë e tmerruar nga makina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Policisë Rrugore, që po kryejnë kqyrjen e vendit të aksidentit si dhe po marrin deklaratat e palëve të përfshira e dëshmitarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksidenti, që fatmirësisht nuk u shoqërua me të plagosur, krijoi kaos në të vetmen rrugë që përshkon qytetin, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në njërin sens.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?